Hamilton dhe Vettel kanë qenë në krah të njëri-tjetrit sot gjatë një interviste që dy pilotët pretendentë për titullin kampion në Formula 1 kanë bërë në Montekarlo, aty ku ditën e diel do të zhvillohet gara e radhës e Botërorit. Piloti britanik, i pyetur për të ardhmen dhe mundësinë që një ditë të garojë me Ferrarin, aty ku sot është Vettel, kampioni i botës tha: “Unë jam gati të garoj me të gjithë, madje më pëlqen të dueloj me më të mirët, si Vettel apo Alonso, pasi kjo të ndihmon për t’u rritur nga ana profesionale”, tha Hamilton.
“Në Formula 1 çdo gjë është e mundur të ndodhë, ky është një sport i surprizave. Por unë e shoh të vështirë që të jem në një skuadër me Vettel në të ardhmen, sidomos në Formula 1. Por mund të pilotojmë të njëjtën makinë në garën 24 orëshe të La Mansh, kjo mund të ndodhë një ditë. Unë nuk nxitohem për të rinovuar me Mercedes, pasi i shoh gjërat në shumë këndvështrime”, tha Hamilton, që ka fituar dy garat e fundit dhe kryeson renditjen e Botërorit të Formula 1, me 17 pikë avantazh karshi Vettel.