Politika duket se i ka marrë vetë edhe punë e medias.
Teksa kreu i Kuvendit herë pas here është detyruar të mbyllë seancën plenare për shkak të kaosit të shkaktuar nga opozita, gazetarët janë detyruar të dalin jashtë nga garda e republikës.
Ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha i cili ka qenë gjatë gjithë kohës në transmetim të drejtpërdrejt duke komentuar zhvillimet në seancë si një “spiker” i vërtetë.
Ndërkohë, kjo mënyrë alternative e opozitës për të mos u shkëputur nga komunikimi mediatik, ka lënë pa punë gazetarët.
Ata janë shfaqur në shkallët e parlamentit duke pritur qetësimin e situatës dhe rifillimin normalisht të seancës