Ndërkohë që të gjithë po presin me ankth për të mësuar mbi të ardhmen e Cristiano Ronaldos, ylli i futbollit ka nisur pushimet në Greqi.

33-vjeçari është zbuluar se po pushon në Costa Navarino të Greqisë së bashku me të dashurën e tij, Georgina Rodriguez.

Megjithëse para pak kohësh është bërë nënë, bukuroshja 24-vjeçare duket në forma perfekte të trupit.