Është përcjellë për në banesën e fundit legjenda e futbollit kosovar, Fadil Vokrri, i cili u nda nga jeta gjatë ditës së djeshme si pasojë e një ataku kardiak.

Kur po i jepej lamtumira e fundit Vokrrit, një parashutë kuqezi me një flamur ku ishte stampuar portreti i Vokrrit është ulur në tokë, për t’i dhënë lamtumirën e fundit ish-presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Një numër i lartë njerëzish, nga bota e sportit, politika dhe jo vetëm ishin të pranishëm në këtë ceremoni, duke bërë që Vokrri të përcillet për në banesën e fundit, ashtu siç i ka hije një legjende si ai.