Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë të shkallës Righter ka goditur Pakistanin lindor, duke vrarë të paktën 19 njerëz dhe duke lënduar më shumë se 300, thonë zyrtarët lokalë.

Epiqendra e tërmetit ishte afër qytetit të Mirpur, në Kashmirin e administruar nga Pakistani. Fotografitë që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë një goditje të madhe në një rrugë kryesore në zonë, dhe shtëpi të shkatërruara pjesërisht, shkruan BBC.

Shkalla e plotë e dëmit nuk dihet ende. Mijëra njerëz vdiqën në një tërmet të fuqishëm në zonë në 2005. Shefi i Meteorologjisë në Pakistan Muhamed Riaz. Deklaroi se tërmeti 10 kilometër i thellë dhe se goditja më e rëndë ishte në Mirpur.

Në mesin e viktimave ka edhe fëmijë. Ushtria e Pakistanit tha se ekipe “aviacioni dhe ndihma mjekësore” janë dërguar në zonat e prekura. Pas tërmetit të së martës, dridhjet u ndjenë larg, deri në kryeqytetet e Pakistanit dhe të Indisë, Islamabad dhe Delhi respektivisht.