Ditën e djeshmë në rubrikën ‘BE Caffe’ të emisionit ‘ E diela shqiptare’ ishte e ftuar Xhensila Myrtezaj bashkëshortja e aktorit të njohur Bes Kallakut.
Çifti i njohur i showbizt treguan shumë të pathënë nga jeta e tyre.
Por teksa Olsi dhe Erioni e pyetën Besin pse e kishte vonuar ardhjen e Xhensilës në emision, aktori i’u përgjigj:
‘E dini ju sa më kushton mua një e ardhme e Xhensilës në televizion? Këpucët, fustani, varsja, manikyri, pedikyri. 1500 euro shpenzime”, duke shkaktuar shumë të qeshura tek publiku.
E ditën e djeshmë Xhensila ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram një pjesë të shkëputur nga intervista.
Por ajo që tërhoqi më shumë vëmëndje ishte komenti i moderatorit të njohur Ermal Mamaqi i cili shkruante Xhensilës.
“Aman shyqyr që dole. Mezi po e prisnim ne të Xing-ut… besoj e morëm vizën tani”, ka shkruar me humor Ermali.
Kjo e fundit duket se ka pranuar për të qenë e ftuara e tij dhe kjo shihet edhe tek emoji që bën në koment.