Bashkia Kamëz ka nisur punën për rehabilitimin e ambienteve të brendshme, si dhe atyre të jashtme për të pritur nxënësit, si dhe fëmijët e kopshteve për vitin e ri shkollor.

Punimet dhe proçesi po ndiqet me vëmendje dhe kujdes të veçantë nga kryebashkiaku Suli i cili vazhdon vizitat dhe inspektimet në shkollat dhe kopshtet ku po kryhet rehabilitimi. Misioni i bashkisë është që të përmirësohen kushtet ku studiojnë fëmijët e Kamzës për tu bërë sa më komodë dhe tu mundësohet maksimalisht gjithçka që u duhet nxënësve në ambientet ku ata studiojnë.

Një vëmendje krejt të veçantë i është kushtuar evidentimit të problemeve në shkolla, kopshte dhe çerdhe dhe zgjidhjen e menjëhershme të tyre në prag të nisjes së vitit të ri shkollor.