Valentino Rosi vazhdon karrierën në Moto Gp, edhe pse në një moshë të madhe. 40-vjeçari vazhdon të garojë edhe me pilotë shumë më të rinj, edhe si i barabartë.

Por, “doktori”, përveç cmendurisë që ka treguar gjithë këto vite në pistë, duket se është i çmendur edhe pas Françeska Sofia Novelos, modeles 24-vjeçare me të cilën mediat italiane raportojnë se ka nisur një lidhje.

Për këtë lidhje është folur që dhjetorin e vitit të kaluar, por “Doktori” nuk kishte pranuar asgjë. Megjithatë ata janë fotografuar së fundmi së bashku në një piceri. Por sërish nuk ka një konfirmim për lidhjen nga palët.