Pas dy vitesh në krye të qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj dha dje dorëheqjen nga posti i kryeministrit.
Në një konferencë për shtypë, i emocionuar, Haradinaj tha se arsyeja e dorëheqjes është thirrja e tij në Hagë, duke theksuar atje nuk mund të shkojë duke mbajtur postin e kryeministrit të Kosovës.
Sot, 24 orë pas dorëheqjes, Haradinaj ka zgjedhur të kalojë pak kohë me familjen e tij.
Vëllai i tij, Veton Haradinaj ka publikuar një foto ku shfaqet me Ramushin, nënën e tyre dhe dajën.