Deputeti Lefter Maliqi ka uruar sot vajzën e tij për ditëlindje.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Maliqi i uron të bijës e cila studion në hagë, që një ditë të bëhet një gjykatëse dhe prokurore e shkëlqyer.

Nga dedikimi duket dhe marrëdhënia e veçantë mes tij dhe të bijës, të cilën e quan si këshilltaren e tij më të mirë.

‘Edhe 100 pranvera krenaria e babit. Ti dhe motra jeni frymëzimi, motivimi im per te ecur perpara në cdo sfidë. Je këshilltarja më e mire.

Sot mbush 21 dhe hera e parë qe sjemi pranë teje, ndjejmë mall por dhe krenari e besim sepse u rrite dhe studion për Drejtësi në Hagë – Holland në vitin e 3-të. Të uroj të jesh e drejtë në jetë dhe të behesh Prokurore dhe Gjyqtare e shkëlqyer. Të uroj gjithë të mirat e botes, plot fat, suksese dhe lumturi. Happy birthday’, shkruan Maliqi.