Belinda Dragoti ishte në vëmendje së fundmi për shkak të ndryshimit që bëri në pamje, fillimisht duke i lyer flokët me fije e më pas duke i bërë gërsheta.

Pas këtij ndryshimi, Belinda është nisur me pushime dhe momentalisht ndodhet në Capri.

Nga atje modelja ka postuar foto mahnitëse duke pozuar pranë detit apo në vendet të cilat ka vizituar.

“Gocë ishulli”, shkruan në një prej fotove Belinda ku shfaqet e veshur me fustan të bardhë veror e flokët kapur me model teksa po shijon një pije.

Komplimentat kanë qenë të shumta për Belindën, shkruan Xing.al.