Anglia e nisi më mirë takimin duke kaluar në epërsi në minutën e pestë përmes Trippierit, i cili me një goditje të bukur e mposhti Subasicin
Kroacia u kundërpërgjigj përmes yllit të Interit, Ivan Perisic i cili me një goditje me kokë çoi topin në rrjetë në minutën e 68 pas asistimit nga Vrsaljko.
1 me 1 ishte rezultati përfundimtar i kohës së rregullt, dhe ishin vazhdimet që e vendosën finalistin.
Në vazhdime më efikase ishte Kroacia, që arriti të shënojë në minutën e 109 përmes yllit të Juventusit, Mario Manxukic.
Po edhe pse kanë humbur, mediat angleze janë përpjekur ti japin kurajo kombëtares së tyre me tituj entuziasmues.