Belgjika ka fituar medaljen e Bronztë në Rusi 2018, në atë që ishte arritja më e madhe e këtij vendi në një aktivitet të tillë, ndaj natyrisht që “djajtë e kuq” janë pritur si heronj ne vendlindje, me një ceremoni të denjë në fakt për fituesit e trofeut.
Një xhiro me autobus të hapur në rrugët e Brukselit, ku kishin dalë me qindra mijëra tifozë për t’i përshëndetur dhe më pas një vizitë te familja mbretërore, para festës në shesh për të kujtuar këtë arritje historike të një prej skuadrave më interesantë të këtij aktivitetit.
Lojtarët i janë gëzuar shumë kësaj pritje dhe festës siç tregojnë videot që kanë hedhur në rrjetet sociale vetë futbollistët e Belgjikës të cilët kanë premtuar se suksese të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.