Shqipëria mori vlerësime pozitive në Francë për reformat e ndërmarra nga qeveria.

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati zhvilloi një vizitë në Francë, ku kishte një axhendë të pasur takimesh.

“Axhendë e pasur komunikimi intensiv me zyrtarë të lartë në kryeqytetin francez. Mora vlerësim pozitiv për reformat e ndërmarra nga qeveria dhe nënvizuam nevojën e thellimit të bashkëpunimit dypalësh në sfidat e përbashkëta europiane”, – shkruan ministri Bushati në një postim në Facebook.Ministri Bushati zhvilloi takime me Alain Richard, Senator dhe i Dërguar i Francës për Ballkanin Perëndimor; me Marielle de Sarnez, Kryetare e Komisionit të Punëve të Jashtme në Asamblenë Kombëtare të Francës; me Sandrine Gaudin, Sekretare e Përgjithshme e Çështjeve Europiane dhe me Nathalie Loiseau, Ministre për Çështjet Europiane.j.j