Sipas “France Football”, Kylian Mbappe është objektivi numër 1 i Zinedine Zidane, për të rikthyer në Madrid epokën e “Galaktikëve” dhe raportohet se drejtuesit e Realit kanë dorëzuar në tavolinën e atyre të PSG-së, një ofertë prej 280 milionë eurosh. Por nuk mbaron me kaq, pasi sipas revistës franceze, Reali kërkon të marrë në “Bernabeu” edhe dy yje të Premier League, Eden Hazard dhe Paul Pogba.

Nëse blerja realizohet, atëherë Mbappe do të bëhej lojtari më i shtrenjtë në botë. Ndërsa Hazard dhe Pogba, mendohet të kushtojnë 115 dhe 140 milionë euro respektivisht. Për të financuar pjesërisht këto shpenzime marramendëse lojtarët që do të largohen janë Gareth Bale, James Rodriguez, Isco dhe Karim Benzema.