Që me futjen e VAR, çdo gol festohet nga futbollistët me ankthin dhe frikën se mos anulohet nga sistemi.
Pikërisht, VAR është bërë protagonist edhe ditën e sotme, pasi ka anuluar një gol në derbin e Australisë mes Melbourne Victory dhe Melbourne City. Ajo çfarë ishte e veçantë në këtë gol të anuluar ishte festa e pabesueshme e Kamsoba.
Mesfushori shënoi për Victory në minutën e 56-të dhe festoi në mënyrë mjaft të veçantë, por pak sekonda më pas gjyqtari i takimit ndali gjithçka për ta anuluar golin si pasojë e një pozicioni të parregullt.
Vlen për t’u përmendur që në këtë sfidë debutoi edhe Migjen Basha, i cili u aktivizua në minutën e 85-të.