Philippe Coutinho shkëlqeu në ndeshjen ndaj Werder Bremen (6-1). Sipas mediave gjermane, braziliani pati performancën e tij më të mirë me fanellën e bavarezëve. Ai shënoi një “hat-trick” dhe dha dy asiste. “The Sun” kuptoi gjatë festimeve të Coutinho se ish-futbollisti i Liverpool, Barçës, Interit dhe Espanyol, ndër të tjera, kishte veshur një fanellë ndryshe nga e të tjerëve, jo atë autentike, që “Adidas” ka krijuar për lojtarët e Bayernit. Në vend të kësaj, ai kishte një kopje të saj për fëmijë, që mund të blihen në dyqanin zyrtar të klubit.

Po cila është arsyeja që Coutinho, i gjatë 1.72 centimetra, u detyrua të veshë një fanellë me përmasat e modelit të fëmijëve? Këtë e shpjegon “Bild”. Me sa duket, Bayerni i dha “Adidas” një listë-porosish me madhësitë e lojtarëve të saj shumë kohë përpara se të vinte braziliani në “Allianz Arena”. Pra, kjo fanellë nuk është ajo zyrtare për nga materiali, veç të tjerash. “Adidas” pritet t’i japë atij fanellën zyrtare në fund të vitit. Pra, si bashkëlojtarët e tjerë, deri në vitin 2020, ai mund të veshë uniformën autentike të Bayern Munich.