Javët e fundit e kanë ndryshuar listën e nominimeve për postin e presidentit të Komisionin Europian. Nominimi më i rëndësishëm erdhi dy ditë më parë, kur u mësua se listës iu shtua edhe kreu i grupit parlamentar të PPE, Manfred Weber. Duke qenë se gëzon mbështetjen e kancelares Angela Merkel dhe atë të kryeministrit hungarez Viktor Orban, Weber shkakton impakt në garën për të zëvendësuar në detyrë Jean-Claude Juncker. Por ka një diferencë të madhe mes zgjedhjeve të vitit të ardhshme dhe atyre të fundit. Në vitin 2014, PPE dhe socialistët bënë një koalicion të madh dhe i ndanë postet mes tyre. Kësaj radhe, jo vetëm që nuk pritet që asnjë parti të marrë më shumë se 30% të votave, por asnjë lloj kombinimi mes dy partish nuk kap 50%. Kjo nxit procesin që njihet si Spitzenkandidat, që do të thotë se duhet një koalicion me tre ose më shumë parti për të siguruar maxhorancën në Parlament. Kjo e zgjeron garën akoma më shumë.
Weber mund të rezultojë kandidati kryesor që vjen nga grupimi më i fuqishëm politik. Por edhe nëse siguron nominimin e PPE, nuk ka garanci se do të marrë detyrën më të rëndësishme të BE-së. Ai sfidohet nga gjermanët dhe rivalët nga vendet dhe partitë më të vogla.
Pa përvojë ekzekutive, pa përmendur kohën e kaluar në samitet e BE-së, Weber mund të spostohet nga rivalë brenda vetë PPE apo nga një anëtar i partive të tjera tradicionale.
Por nëse ka një lider që ka tërhequr vëmendje gjatë kësja vere në Europë, ai është Matteo Salvini. Si lider të Lega-s, ai nuk ka shumë shanse të sigurojë shumicën që i duhet në Këshillin Europian dhe Parlament për t’u bërë president i Komisionit Europian. Por kjo nuk e pengon ta deklarojë veten kandidat dhe ta përdorë platformën për të deformuar garën. Mediat me siguri do ta ndjekin nga mbrapa.
Një tjetër forcë në rritje janë liberalët. Komisioneri Europian për Konkurrencën, Margrethe Vestager është një emër i mundshëm, por mundësi të tjera mbeten të hapura, pasi Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve në Europë nuk do të deklarojë një kandidat zyrtar deri në shkurt.
Ndërkohë, socialistët janë në një moment rënieje. Kandidatët e tyre janë në garë, por edhe në audicion për vende të tjera si kreu i Parlamentit Europian apo një post në Komisionin Europian.
Manfred Weber – Kryetar i grupit të Partisë Popullore Evropiane në Parlamentin Europian dhe nënkryetar i Unionit të Krishterë Kristian të Bavarisë.
Peter Altmaier – Ministri federal i Gjermanisë për çështjet ekonomike dhe energjetike, njeri i besuar i kancelares Angela Merkel dhe pjesë e CDU-së.
Ursula von der Leyen – Ministre gjermane e mbrojtjes nga partia më e madhe e vendit, CDU. Ka shërbyer vazhdimisht në qeverinë e Merkelit që nga viti 2005. Lindur dhe rritur në Bruksel, ajo ka qenë mjeke para se të hynte në politikë.
Alexander Stubb – Ish-kryeministër finlandez dhe tani zëvendëspresident në Bankën Evropiane të Investimeve, Stubb është i njohur për sjelljen e tij të veçantë: një finlandezsportiv dhe joshës që duket se ndihet më mirë mes turmave kozmopolitane se mes bashkatdhetarëve.
Michel Barnier – Barnier është politikan francez që ka bërë çdo gjë, përveç drejtimit të Francës. Aktualisht kryenegociatori i BE-së për Brexit, ai ka shërbyer si ministër i jashtëm Francës, i Evropës, ministër i mjedisit dhe i bujqësisë. Ai ka qenë dy herë komisioner evropian dhe humbi me diferencë të ngushtë nominimin e PPE për presidentin e Komisionit, përballë Jean-Claude Juncker, në vitin 2014.
Mark Rutte – Kryeministri hollandez me tre mandate që nga viti 2010.
Antonio Tajani -Tajani është aktualisht president i Parlamentit Europian. Ish-gazetar dhe zëdhënës i qeverisë italiane, Tajani është një monarkist (Italia është republikë) roli i parë evropian i të cilit daton në zgjedhjen e tij si deputet në 1994. Ai ka shërbyer gjithashtu si komisioner gjatë të dyja mandateve të Barrosos (2008-2014) .
Enda Kenny – Ish-kryeministër i Irlandës (2011-2017). Deputet irlandez që nga mosha 24 vjeç, ai ka shërbyer 43 vjet rresht në Parlament dhe ka mbajtur një sërë postesh ministrore që nga viti 1986.
Xavier Bettel – Aktualisht është kryeministër i Luksemburgut.
Enda Kenny – Ish-kryeministër i Irlandës (2011-2017). Deputet irlandez që nga mosha 24 vjeç, ai ka shërbyer 43 vjet rresht në Parlament dhe ka mbajtur një sërë postesh ministrore që nga viti 1986.
Margrethe Vestager – Kreu i konkurrencës i BE-së është komisioneri evropian me më shumë pushtet. Vestager ka dhënë prova për përdorimin të guximshëm të pushtetit dhe është admirohet, frikësohet dhe kundërshtohet në të njëjtën masë.
Maroš Šefčovič – Zëvendëspresidenti i Komisionit Europian për një kohë të gjatë për unionin e energjisë, Šefčovič ishte personi i parë që deklaroi zyrtarisht kandidaturën e tij. Ai është ish-diplomat sllovak, që ka studiuar në Moskë në vitet 1980 dhe ka ndihmuar në anëtarësimin e tij në Bashkimin Evropian.
Cecilia Malmström – Ish-eurodeputete dhe ministre e Europës për Suedinë, Malmström është komisionere evropiane e profilit të lartë, aktualisht për tregtinë, me një eksperiencë nëntëvjeçare.
Frans Timmermans – Ai është nënkryetar i parë i Komisionit Evropian dhe ish-ministër i Jashtëm i Holandës.
Guy Verhofstadt – Ish-kryeministër i Belgjikës, Verhofstadt ishte kandidat për presidencën e Komisionit në 2004, derisa ndaj tij u vu vetoja nga ony Blair i Britanisë. Verhofstadt kryeson grupin liberal ALDE në Parlamentin Europian dhe shërben si koordinator për Brexit-in.
Matteo Salvini – Zëvendëskryeministër i Italisë, kreu i partisë së djathtë ekstreme Lega. /Politico.eu-TemA TV/