Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi deklaroi gjatë një interviste për Fax News se vendimi që ka marrë opozita është i pakthyeshëm, sepse është zbatim i verdiktit që kanë dhënë qytetarët shqiptarë.

Ai paralajmëroi ministrin e Brendshën Sandër Lleshi që të mos provokojë apo të dhunojë protestuesit pasi sipas tij “qytetarët do ti shkojnë tek shtëpitë e tij që ka në Tiranë…”

“Nuk është dhunë të grisësh një perde që mbulon derën e Kryeministrisë, sepse me vendosjen e asaj perdeje ai i provokon vetë qytetarët duke thënë se po mbuloj strehën e krimit”, deklaroi ndër të tjera Gazmend Bardhi.