Fluturimi me një aeroplan të kompanisë Delta, nga Atlanta për në Fort Lauderdale të Shteteve të Bashkuara, ka tmerruar pasagjerët dhe nisën të bënin panik.

Të gjithë ishin në panik, kur aeroplani që ndodhej në 11,800 metra lartësi, ra brenda shtatë minutave për nëntë mijë metra më poshtë, shkruan Telegrafi.

“Parregullsi dhe presin në kabinë gjatë udhëtimit”, thuhet shkurt në raportin e kompanisë ajrore, që është duke hetuar rastet e kësaj rënie ekstreme.

Teksa të gjithë ishin në panik dhe nga lartë u lëshuan maskat për oksigjen, askush nuk ka pësuar ndonjë lëndim. Me të rënë në 3,000 metra, pilotët kanë marrë sërish kontrollin mbi aeroplan dhe ateruan ashtu siç ishte planifikuar.

Shumë nga udhëtarët e këtij fluturimi, telefonin të afërmit e tyre, për t’ju thënë lamtumirën e fundit, nga frika se gjithçka do të përfundonte aty.