Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ftuar mediat në selinë e PD-së dhe po komenton aktualitetin politik.

Gjatë fjalës së tij Basha është ndalur edhe te vendimi i marrë dje nga Bundestagu gjerman që votoi pro hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Ai ka ruajtur të njëjtën qasje duke u shprehur se Shqipërisë nuk mund t’i hapen negociatat sespe nuk e meriton diçka të tillë. Qasja e opozitës, edhe në takimet me përfaqësues të lartë të BE ka qenë gjithnjë e tillë, duke lobuar kundër hapjes së negociatave.