“Gjinia X” është termi i ri që do të përdoret në certifikatën e lindjes së atyre që nuk njohin termat gjini femëore dhe gjini mashkullore.
Vendimi është marrë me shumicë votash nga Këshilli i qytetit Uashington.
Kjo do të thotë se prindërit mund të zgjedhin opsionin e tretë për fëmijët e tyre të porsalindur.
Komuniteti gei i Uashingtonit e ka cilësuar këtë një vendim historik.
Falë këtij vendimi, edhe të rriturit mund ta ndryshojnë këtë karakteristikë në certifikatën e tyre pa pasur nevojë për një vërtetim nga ana e mjekut.