Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur pak pas mesnatës mes të premtes dhe të shtunës në Gjirokastrës.

Në afërsi të ish fabrikës se këpucëve në Gjirokastër, një automjet tip Benz ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një pemë.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, Myftar Xhebro, 17 vjeç, banues në Gjirokastër.

Shpejtësia e lartë dyshohet t’i ketë marrë jetën një 17-vjeçari mbrëmjen e djeshme në Gjirokastër, pasi makina me të cilën po udhëtonte u përplas me një pemë.

Adoleshenti i cili i kishte marrë makinën një shoku për të bërë xhiro, por që rezultoi të ishte hera e tij e fundit që e bëntë këtë gjë. Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas mesnate në afërsi të ish fabrikës se këpucëve në Gjirokastër.