Moderatorja e njohur e emisionit “Mos i fol shoferit”, Rudina Dembacaj ka folur shpeshherë për debatin e saj me Agron Llakajn, pasi u largua nga “Al Pazar” Por duket se pas largimit të Rudinës nga ai spektakël aktorëve të tjerë u janë vënë disa kushte.
Këtë javë, Rudina do të jetë e ftuar në emisionin “Thumb” me Aulonën dhe Fatmën, ku mes të gjithash, ajo ka treguar se nuk mund të flasë dhe takoj binjakët e “Al Pazar”, Romeo dhe Donald Veshaj. A e dini pse? Nëse ata takojnë Rudinën marrin gjobë!
“Al Pazari nuk më bënte më për të qeshur, përvecc binjakëve se binjakët i dua shumë. Sa gjynah se do marrin gjobë ata, nuk flas me binjakët”- është shprehur moderatorja në Thumb./