Kështu të paktën ka deklaruar drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq.
Sipas Gjuriqit, formati përfundimtar i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është shumë e rëndësishme për një kompromis të mundshëm, transmeton lajmi.net.
“Forma, vendi dhe pjesëmarrësit janë më pak të rëndësishëm, sesa thelbi i dialogut”, tha Gjuriq në një konferencë për media, kur u pyet nëse formati i bisedimeve mund të ndryshojë.
Sipas tij, Kosova po “vajton dhe po bën thirrje për njohjen e pavarësisë”.
“Ne jemi të gatshëm për bisedime serioze, por përshtypja ime është se pala tjetër nuk e dëshiron një gjë të tillë”, theksoi Gjuriq.
Zyrtari serb u pyet edhe për emërimin e Milan Radojçiq si nënkryetar i Listës Serbe.
Për këtë Gjuriqi deklaroi se Lista Serbe e ka mbështetjen e plotë të Beogradit në vendimet që i merr.
“Nuk është puna imr që të pëgjigjem në pyetjet e karrierës së ndonjë inidividi”, tha tutje Marko Gjuriqi.
Ndryshe, deri më tani ende nuk ka asnjë datë zyrtare për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë./e.e