Ndeshja më e rëndësishme e Botërorit të Rusisë në këtë ditë të dytë, ishte padyshim takimi i mbrëmjes mes Portugalisë dhe Spanjës, që përfundoi me rezultatin 3-3.

Ashtu siç pritej sfida ka dhuruar emocione dhe spektakël, teksa gjithçka nisi më herët nga çfarë pritej. Kristiano Ronaldo kaloi Portugalinë në avantazh nga pika e bardhë, duke u bërë futbollisti i parë që shënon në 8 turne madhështor në mënyrë të njëpasnjëshme me Portugalinë.

Golit të portugezit iu përgjigj Diego Kosta, ndërsa dialogu mes tyre vazhdoi edhe njëherë, përpara se Nacho të realizonte golin e avantazhit të përkohshëm për Spanjën. Teksa pritej që historia e këtij takimi të ishte mbyllur, Ronaldo ka dhuruar një tjetër magji nga goditja e dënimit, për të barazuar rezultatin në 3-3.

Gjithsesi kjo ishte një kundërpërgjigje e mirë e Spanjës, që i tregon favoritëve të Botërorit që pavarësisht situatës aspak të mirë që kaloi me largimin e trajnerit, mbetet Kombëtarja për t’u mundur në Rusi. Nga ana tjetër, për Ronaldon duhet gjendur një zgjidhje, këtë futbollist nuk e ndalë askush.