Me një mënyrë krejt të veçantë, vajza dhe gra të suksesshme nga vende të ndryshme të botës, uruan gratë shqiptare në gjuhën shqipe duke u veshur me kostumet tradicionale shqiptare.

Gratë shqiptare përveçse janë të zonja, të suksesshme, nëna të mira dhe bashkëshorte të dashura, janë kthyer në model për t’u ndjekur edhe nga gra e vajza të huaja të cilat thonë përmes një videoje emocionuese: “Dua të jem si ti”, “Jam krenare për ty” , “Gratë shqiptare janë nëna të mira” apo “Sepse Shqipëria është e bukur me ty”.

Figura e gruas shqiptare është kthyer në një mesazh virtyti, suksesi dhe sakrifice të përditshme për gratë e tjera anë e kënd botës, nga Italia e deri në Australinë e largët.

Në këtë mesazh të veçantë urimi nga Ambasada e Shqipërisë në Londër, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ideuar nga Pranvera Skana, gratë dhe vajzat lidere në fusha të ndryshme urojnë në gjuhën shqipe duke theksuar se “gruaja shqiptare është frymëzim dhe krenari kudo në botë”.

“Gjatë muajit mars, Shqipëria do të vijë në Londër përmes kostumeve tradicionale të gruas shqiptare nga vendet e ndryshme të botës, do vishen me traditën e gjysheve tona dhe do të flasin shqip sepse ti gruaja shqiptare je frymëzim dhe krenari kudo në botë”, -thuhet në videomesazh.

Gjuha shqipe dhe kostumet tradicionale shqiptare qëndrojnë shumë bukur të veshura nga gratë dhe vajzat e huaja, lidere në fusha të ndryshme të jetës.

Urimet e tyre në shqip:

“Sepse Shqipëria është e bukur me ty”, Lusea Lu (Prezantuese televizioni, Gjermani)

“Mos harro buzëqesh gjithmonë”, Karmin Meckael (Autore, Mbretëria e Bashkuar)

“Sepse ti je e bukur”, Lisa Merete (studente Suedeze)

“Mos harro kujdesi për shëndetin tënd”, Kicki Pallin(Shkrimtare, Suedeze)

“Gruaja Shqiptare e bën Shqipërinë të njohur në botë” Galina Hartshorn( Mësuese, Mbretëri e Bashkuar)

“Ti je e bukur” Toks Beverley Coker (Themeluese “Hands of Light Healing” Mbretëri e Bashkuar)

“Sepse je grua që sakrifikon për familjen dhe shoqërinë”, Victorija Getneryte (Gazetare Lituaneze)

“Dua të jem si ti”, Chinelo Obi-Nëogu (Studente, Nigeriane)

“Gratë shqiptare janë nëna të mira” Nadia Boersch(Biznesmene Austriake)

“Gruaja shqiptare, modeli i suksesit” Teresa Le(Biznesmene Austrialiane)

“Sepse je e zgjuar” Ana Karin Hornejn (Sipërmarrëse, Suedeze)

“Shqipëri, ti je e bukur se ke vajza dhe gra të bukura” Shuntella Richardson( Chikago, tv)

“Barazia Gjinore është vlerë e shoqërisë shqiptare” Elen Bjerkehang(Sipërmarrëse, Suedeze)

“Jam krenare për ty” Tiziana Palazzo (Themeluese overego, Itali)

“Dua të jem si ti” Connie Lee Courageous Bennet (Themeluese Thrive online academy), Francë)

Gratë nga e gjithë bota, mesazhe në shqip me kostume tradicionale: Dua të jem si ti

Gratë nga e gjithë bota, mesazhe në shqip me kostume tradicionale: Dua të jem si ti http://ata.gov.al/2019/03/08/grate-nga-e-gjithe-bota-mesazhe-ne-shqip-me-kostume-tradicionale-dua-te-jem-si-ti/Gratë shqiptare përveçse janë të zonja, të suksesshme, nëna të mira dhe bashkëshorte të dashura, janë kthyer në model për t’u ndjekur edhe nga gra e vajza të huaja të cilat thonë përmes një videoje emocionuese: “Dua të jem si ti”. Në këtë mesazh të veçantë urimi nga Ambasada e Shqipërisë në Londër, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ideuar nga Pranvera Skana, gratë dhe vajzat lidere në fusha të ndryshme urojnë në gjuhën shqipe duke theksuar se "gruaja shqiptare është frymëzim dhe krenari kudo në botë".

Gepostet von Agjencia Telegrafike Shqiptare am Freitag, 8. März 2019