Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përkujtoi ushtarët amerikanë që kanë rënë për liri. Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar për ushtarët:
Përkujtojmë të gjithë ushtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që ranë në mbrojtje të vlerave më sublime të lirisë dhe demokracisë. Për shkak të sakrificës së tyre, Kosova sot i gëzon dhe i mbron këto vlera.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj