Chelsea vazhdoi me fitore në Premier League, ndërsa Eden Hazard iu kthye golit.
Blutë fituan 2-1 në udhëtim te Brightoni dhe për këtë 27-vjeçari u shpreh i lumtur pasi kështu blutë qëndrojnë në garën për titull.

“Ne duam të jemi në krye të ligës në fund të sezonit. E dimë që Man. City dhe Liverpooli janë skuadra të mira dhe nuk duam që diferenca të jetë shumë madhe”.

I pyetur se sa i rëndësishëm ishte goli i parë pas nëntë ndeshjeve, belgu tha:“Jo. Më pëlqen të shënoj, por e rëndësishme për mua është fitorja. Gjëja më e rëndësime është të fitojmë ndeshje”.

“Ne e dinim para ndeshjes se duhet të shënonim golin e tretë. Kur është 3-0 është më e vështirë që skuadrat të rikthehen. Nuk ia arritëm dhe kështu ndjen presion”.“Por, ne arritëm të menaxhojmë ndeshjen mirë”, ka thënë Hazard pas fitores ndaj Brightonit.