Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas përfundimit të Samitit të Ballkanit Perëndimor në Poznan të Polonisë. Basha thotë se Shqipëria është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk përfitoi asnjë qindarkë nga 180 milionë Eurot që BE i dha vendeve të Ballkanit për projekte për vitin 2019.

Ai gjithashtu bën thirrje edhe për rrëzimin e kryeministrit Rama.

Por duket se Bashës pa filluar mirë protesta i ka dalë ‘situata nga duart’. Ai është ‘masakruar’ nga qytetarët në rrjetin e tij social në Facebook. Nga akuzat për shkatërrim të PD-së deri tek lufta e tij për karrige edhe jo për popullin. Qytetarët i kërkojnë që Basha të dorëhiqet. Ndryshe nga herët e tjera që kujdesej qe të ruante vetëm komentet pozitive, këtë radhë komentet negative si duket kanë qenë të shumta./ALPENEWS.AL