Sekretari për marrëdhëniet me mediat në Partinë Socialiste, Alfred Peza ka reaguar pas njoftimit të Presidencës se në datë 8 dhjetor do organizohet një protestë para Kryeministrisë.
Përmes një statusi në llogarinë e tij të “Facebook” Peza shkruan se Meta është i vetmi president pluralist që fton popullinnë shesh për mitingje.
Ai vijon më tej kur shkruan se:Pas 30 vjetësh, e mbyll ciklin, në kolltukun e Ramiz Alisë.
“I pari President pluralist që e fton popullin, në shesh për mitingje! Më 8 dhjetor 1990, ishte përballë. Pas 30 vjetësh, e mbyll ciklin, në kolltukun e Ramiz Alisë”, shkruan Alfred Peza. (Lexo.al)