Presidenti i Republikës Ilir Meta është takuar sot me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj me të cilin ka folur për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Vetë Presidenti Meta ka treguar se cila ka qenë tema e bisedës mes tij dhe kryeministrit të Kosovës, nëpërmjet një statusi në “Facebook”.

“Kënaqësi të takoja sot Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj. Theksova rëndësinë e intensifikimit të mëtejshëm të shkëmbimeve ekonomike, tregtare, arsimore, turistike, kulturore dhe të gjitha formave të tjera mes dy vendeve tona.
I shpreha angazhimin tim për bashkëpunim të ngushtë me institucionet e Kosovës në interes të rritjes së mëtejshme të njohjeve ndërkombëtare e forcimit të perspektivës evropiane si dhe inkurajova vazhdimin e dialogut me Serbinë, në funksion të paqes dhe stabilitetit të rajonit”, shkruan Presidenti Meta.j.j