Inter ka mposhtur me rezultatin 3-0 mbrëmë Frosinonen me dy gola të shënuar nga Keita Balde dhe një nga Lautaro Martinez.
Mauro Icardi nuk e nisi si titullar pasi trajneri Spalletti po e ruante për të mos e dëmtuar pasi në mesjavë ka ndeshje me Tottenham në Champions.
Gjithsesi ai nuk kishte si të mungonte në këtë takim dhe u aktivizua në minutat e fundit, ku arriti që të luante ndeshjen e tij të 200 në Serie A.
Icardi kishte luajtur edhe ndeshjen e 100 në Serie A, pikërisht ndaj Frosiones dhe ky takim ishte shumë special për të.
Kapiteni i zikaltërve është vetëm 25 vjeç.