Merkato e verës te Interi pritet të jetë mjaft e bujshme, me tifozët zikaltër që presin shumë nga drejtuesit. Dhe për këtë fakt, Beppe Marotta ka kontaktuar menaxherin kroat, Mario Mamic për një ish-lojtar të tyre.

Bëhet fjalë për yllin e Realit të Madridit, Mateo Kovaçiç, i cili këtë sezon po luan si i huazuar te Chelsea, por nuk ka bidnur drejtuesit “Blu”. “Sport Mediaset” raporton se është vetë agjenti i tij që e shtyn për një rikthim në Milano, ambient që lojtari e njeh shumë mirë. Kovaçiç mund të kalojë tek Interi me formën e huazimit dhe me një opsion blerje.