Eksperti i merkatos së futbollit te “Sky Sport”, Manuele Baiocchini ka zbuluar se Arsenal i ka propozuar Interit mbrojtësin francez, Laurent Koscielny. Një ofertë, të cilën zikaltërit, të mbingopur me lojtarë në rolin e qendërmbrojtësit, është refuzuar për të vijuar tratativat në një tjetër stad.

Koscielny ka humbur pjesën e parë të sezonit, për shkak të një dëmtimi në tendinën e akilit, fakt ky që e mbajti jashtë formacionit titullar edhe pas rekuperimit të tij të plotë në fillim të këtij viti.