Investimet e huaja direkte pritet të arrijnë në 1 miliard euro gjatë këtij viti.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj deklaroi sot se për periudhën 9 mujore janar-shtator investimet e huaja direkte llogariten 810 milionë euro me një rritje prej 10%, krahasuar me vitin e mëparshëm.

“Investitorët e huaj e kanë kthyer syrin nga Shqipëria dhe këtë e dëshmojnë edhe konsolidimi i investimeve të huaja, të cilat për të dytin vit radhazi do të arrijnë në 1 miliard euro”, – vuri në dukje ministrja Denaj.

Denaj mori pjesë në aktivitetin e zhvilluar për hapjen e garës ndërkombëtare për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës.