Ish-futbollisti dhe trajneri i Milanit mund të kthehet përsëri në Serie A.

Roberto Donadoni është larguar nga Bologna. Palët kanë zgjidhur me mirëkuptim marrëveshjen, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në këtë vendim.

Tashmë ekipi i Serie A, është hedhur në kërkim të një tjetër trajneri, për t’i besuar drejtimin e ekipit për sezonin e ardhshëm.

Mediat italiane raportojnë se marrëveshja është shumë afër me Pippo Inzaghin, ish trajner i Milanit, aktualisht te Venezia, i cili është gati të rikthehet si protagonist në Serie A, edhe si trajner.