Ish-Ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, ka zbuluar detyrat urgjente të Partisë Demokratike. I ftuar në studion e lajmeve të News24, Mustafaj është shprehur se PD duhet të bëjë transparencë në lidhje me konceptin për sistemin zgjedhor.

“E shoh opozitën në dy angazhime, Në reformën zgjedhore, kontributi i saj është jetik për këtë reformë, duhet të bëjë më shumë transparencë për konceptin për sistemin e ardhshëm zgjedhor.

Duhet të shohim si e mendon ajo sistemin zgjedhor”, tha Mustafaj.

Përsa i përket pikës së dytë, ish-ministri është shprehur se PD duhet të nisë në mënyrë urgjente përgatitjet për zgjedhjet lokale.

Mustafaj tha se nëse PD pëson sërish disfatë, Lulzim Basha duhet të largohet .

“PD në mënyrë urgjente duhet të meret me veten, në shërbim të zgjedhjeve të ardhshme lokale. Duhet të identifikojë kandidatët .

Opozita vjen pas një humbjeje dramatike në zgjedhje ku psikologjikisht është dëmtuar rëndë nga disfata dhe ky është rasti i pare që tregon se po ringrihet.

Nëqoftëse dhe në zgjedhjet e qershorit opozita pëson disfatë të rëndë, duhet që Basha të largohet”, u shpreh ish-ministri.