Një grua shqiptare pas 10 vitesh duke jetuar si skllave ka mundur të shpëtojë nga bashkëshorti dhe prindërit e tij, me të cilët jetonte në Varese të Italisë.

“Giornale.it” tregon historinë e dhimshme të shqiptares e cila vuante abuzime seksuale e dhunë fizike të përditshme.

Sipas karabinierëve të “Busto Asizios” në Varese, bashkëshorti e kërëncënonte me vdekje atë dhe fëmijët, me ndihmën e prindërve të tij.

Vjehrri dhe vjehrra detyronin nipërit të qëllonin nënën e tyre me gura edhe kur ajo ishte shtatzënë. Situata u bë aq e padurueshme derisa një mik e bindi të shkonte në polici.

Karabinierët vepruan menjëherë duke arrestuar bashkëshortin, gjithashtu shqiptar, si dhe ndalimin e prindërve të tij t’i afroheshin asaj dhe fëmijëve.

Pas hetimeve, autoritetet italiane zbuluan se shqiptaren nuk e lejonin të mbante as telefon.j.j