Qeverisë së Singaporit i ka kushtuar 15 milionë dollarë samiti historik mes Donald Trumpit dhe Kim Jong Un-it. Takimi midis dy liderëve u organizua në rezortin turistik me 5 yje “Capella”, ku qeveria kishte prenotuar të gjitha dhomat e hotelit (100), në mënyrë që të ishte krejtësisht në dispozicion të samitit. Një dhomë në këtë hotel kushton 500 dollarë nata.

Shpenzimit të mësipërm i shtohet dreka e dy liderëve po në rezortin “Capella”, si dhe akomodimi i tyre në dy hotele luksoze 6 km larg vendit të samitit. E në fund, limuzina presidenciale e Donald Trump mendohet të ketë kushtuar 1.6 milionë dollarë. Këto shpenzime marramendëse që të marra sëbashku kanë rezultuar të kenë shkuar 15 milionë dollarë, nuk kanë ngelur pa u komentuar me ironi edhe nga CNN.j.j