Shenjat e zodiakut tregojnë shumë më tepër për njerëzit sesa thjesht tiparet e personalitetit të tyre. Ato mund t’ju tregojnë për taktikën e duhur të lehtësimit të stresit.

Çdo person me shenja të ndryshme zodiake duhet të trajtohet ndryshe kur bëhet fjalë për stres.
Kjo është për shkak se gjërat e ndryshme nxisin njerëz me shenja të ndryshme zodiakale. Të dish se çfarë i pëlqen ose nuk i pëlqen një shenje është hapi i parë për të luftuar stresin.

Interesat dhe pëlqimet tuaja do të përcaktojnë taktikat e lehtësimit të stresit për ju.

Shikoni shenjën tuaj dhe taktikën që ju duhet për të lehtësuar stresin. Praktikojini ato dhe mund të jeni i befasuar se si ju mund lehtësoni stresin me këto metoda të thjeshta. Le t’i shqyrtojmë të gjitha!

Dashi- Të lindur nën shenjën e Dashit janë plot me energji dhe i djegin të gjitha me shpejtësi. Këshillë: Për të rimbushur energjinë dhe për të shijuar jetën ngadalë, ju duhet të merrni një ose dy ditë çdo javë dhe mos bëni asgjë.

Demi- Demi gjithmonë e merr dështimin personalisht. Këshillë: Në vend të kësaj, mos ja hidhni fajin vetes dhe kuptoni se nuk mund t’i kontrolloni sjelljet e të tjerëve, por vetëm veten.

Binjakët- Duke qenë individë jashtëzakonisht dinamikë dhe kompleks, Binjakët pëlqejnë të argëtohen. Këshillë: Ju mund ta lehtësoni stresin duke qëndruar aktiv dhe duke u përzier me njerëz në tubime shoqërore.

Gaforrja- Gaforret duhet të ndihen gjithmonë të sigurt dhe për të lehtësuar stresin ata duhet të mbështeten në vetvete dhe jo te të tjerët.

Luani- Luani pëlqen të jetë udhëheqës në jetën e tij dhe të jetë në qendër të vëmendjes. Këshillë: Për të lehtësuar stresin përpiquni të jeni të lirë dhe të jetoni momentin, në vend që të kontrolloni të gjitha aspektet e jetës suaj.

Virgjëresha– Virgjëreshat janë zgjidhësit e problemeve dhe gjithashtu mjaft logjikë. Virgjëreshat mund të zvogëlojnë stresin duke mos qenë kritikë ndaj të tjerëve dhe vetes.

Peshorja- Peshoret stresohen kur bëhen pjesë e një konfrontimi. Këshillë: Lër të tjerët të dinë kur diçka ju shqetëson dhe përpiquni të qëndroni e qetë gjatë gjithë kohës.

Akrepi- Akrepat i fshehin emocionet e tyre, janë privatë dhe mjaft të ndjeshëm. Këshillë: Mos lejoni që dikush t`ju hipë mbi shpinë dhe bëjani të ditur kur ata kalojnë kufijtë.

Shigjetari- Duke qenë impulsiv dhe i paduruar, duhet të qëndroni aktiv dhe të kënaqeni me aktivitete të rregullta fizike për të shmangur stresin.

Bricjapi- Duke pasur shpresa të mëdha nga vetja e tyre, Bricjapët punojnë shumë. Këshillë: Ju duhet të relaksoheni dhe të gëzoni jetën ashtu siç është për të lehtësuar stresin.

Ujori- Duke qenë tipa aventurierë dhe krijues, Ujorët janë pak të shkëputur nga të tjerët. Këshillë: Mëso se jeta nuk do të shkojë ashtu siç dëshiron dhe le që gjërat të rrjedhin natyrshëm.

Peshqit- Duke qenë krijues dhe të mbyllur, Peshqit ndjehen të stresuar kur ekspozohen. Këshilla: Puno për të mbrojtur veten nga energjitë negative duke qenë pozitiv.