Një tërmet me magnitudë 6 ballë u regjistrua të shtunën në mbrëmje në rajonin e Kanto-së (lindje të Japonisë), lëkundjet e tokës janë ndjerë deri në Tokio por nuk ka rrezik për cunami, sipas Agjencisë japoneze të meteoroligjisë.

Tërmeti i regjistruar në periferi të rajonit në 20:30 sipas orës lokale (11 :30 GMT) u pasua me alarmin që paralajmëronte banorët.

Deri më tani nuk ka raportime për dëme, por banorët e një pjesë të rajonit të Chibas kanë ndjerë lëkundje të forta, sipas informacioneve të transmetuara nga televizioni publik NHK.j.j