Alba Sgarbi është vajza e Vittorio Sgarbit (historian, politikan, personalitet televiziv, analist), personazhit kontrovers të televizionit italian.
Në mediat italiane është folur shumë për Vittorio Sgarbin, që ka një fëmijë me një grua shqiptare.
Mamaja e Albës, Kozeta Aidini, këngëtare lirike e cila jeton në Itali, nuk është shfaqur kurrë në foto apo video, pavarësisht nga këmbëngulja e gazetarëve.
Por në verën e vitit 2017, Alba Sgarbi u shfaq krah të atit të saj Vittorio në një set fotografik për revistën “Chi”. Thashethemet morën fund dhe u konfirmua se Alba, vajza me nënë shqiptare, është e bija e kritikut të mirënjohur të artit në Itali.
Alba Sgarbi ka qenë e ftuar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan, për herë të parë dhe ekskluzivisht në një intervistë për një media shqiptare. Alba na tregoi se deri në moshën 5-vjeçare ka jetuar në Itali, dhe më pas erdhi në Shqipëri ku mësoi dhe gjuhën shqipe, gjuhën e nënës. Megjithëse u largua nga Italia, të atin Vittorio Sgarbi e takonte shpesh.