Deputeti socialist, Erion Braçe, ka postuar në Instagram një video të këngëtarit Gianni Morandit dhe këngës “Bella ciao”. Mes vargjeve të këngës: ”Një mëngjes u zgjova, oh çkemi bukuroshe…”, Braçe ka postuar krahas videos një listë thëniesh frymëzuese ku në krye të listës është shprehja: ”Jetoje jetën si një partizan”.

Duket se për Braçen, ky sezon politik që nis të hënën do të jetë i mbushur me ngjarje, fjalime, e propozime.

Postimi i deputetit në Instagram

Postimi i plotë i Erion Braçes:

INSPIRIMI I SHTATORIT!

1. Jetoje jeten si nje Partizan!

2. Ata mund ti djegin trupat tane, por nuk mund te shkaterrojne idete tona. Ato te te mbesin per te rinjte e se ardhmes/ Saço e Vanzetti

3. Nje shtet demokratik nuk mund te jete me i mire se qytetaret e tij/ Popper

4. Truri: Nese e kultivoni, ai funksionon. Nese e lini menjane dhe e nzirrni ne pension, ai dobesohet. Elasticiteti i tij eshte i jashtezakonshem. Per kete arsye duhet te vijojme te mendojme/ Montalcini

5. Njerezit lindin e mbeten te lire e te barabarte ne te drejta; dallimet sociale nuk mund te egzistojne vecse prej dobiae se perbashket/ Deklarata e te Drejtave te Njeriut ne France 229 vite te shkuara

6. I kthyer ketu, nga heshtja qe rrethon ekzistencat, te cilat jane gjithashtu pjesa me e madhe e qytetit, tregojne me perulesi se cila eshte fuqia e ndergjegjes/ Pasolini

7. Ne duhet te sakrifikojme shume, madje edhe ne aspektin e veshtiresive ekonomike, per dashurine per lirine/ Detyra e vetme e nje gazetari, eshte te shkruaje per ate qe sheh/ Politkovskaja

8. Eshte mendimi per vdekjen qe ne fund, te ndihmon per te jetuar/ Saba

9. Jeta e te tjereve nuk vlen me asgje dhe nuk ka me politika. Mbeten vetem deklaratat e Salvinit, prej Bullisti, jo prej ministri/ Bonino

10. Nese femijet do te rriteshin sipas shenjave te muajve te pare pas lindjes, nuk do te kishim gje tjeter vecse gjenive/ Goethe