Dhjetëra intelektualë, figura të shquara dhe qytetarë u mblodhën para ambasadës franceze në Sofje për të shprehur mospajtimin e tyre me vendimin e Presidentit Emmanuel Macron për të bllokuar fillimin e negociatave të pranimit për Shkupin dhe Tiranën në mbedhjen e fundit të Këshillit Evropian në BE.

Siç raporton BGNES, pjesëmarrësit brohorisnin “Bullgaria dhe Maqedonia nën një qiell”, “Jo hipokrizia, Po Maqedonia”.

“Ne jemi dëshmitarë të rilindjes së një aleance franko-serbe që është lënë pas dore vitet e fundit dhe qëllimi i së cilës është të bllokojë të ardhmen evropiane të Maqedonisë,” i tha agjensisë një ekspert I çështjeve të Ballkanit.

Një pjesëmarrës tjetër në tubim bëri thirrje për “mbështetje pa kompromis për anëtarësimin evropian të Maqedonisë së Veriut, përndryshe mbështetja nga nacionalistët e jashtëm do të destabilizonte tërë rajonin”.

Pjesëmarrësit në tubim i kërkuan Macron të rishqyrtojë vendimin dhe të jetë në lartësinë e shtetarëve të mëdhenj francezë si De Gaulle dhe Jacques Chirac dhe të mos rrezikojë stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit në një moment kaq kompleks historik. Ata gjithashtu theksuan se “kjo është protesta e parë në Evropë që një vend të anëtarësohet në BE”.

Në një letër drejtuar Macron, organizatorët e tubimit i kërkojnë presidentit francez të mos lejojë që “Republika e Maqedonisë Veriore të zhytet në kaos politik”.