Rusisë po i mbaron birra, dhe ky është një alarm jo i vogël. Lokaleve dhe pub-eve në Moskë po i mbaron pija alkoolike më e dashur për tifozët. Normalisht duhet të ketë rreth dhjetë lloje birrash, por së fundmi për shkak të fluksit të madh kanë mbetur vetëm dy ose tre.

Për të përballuar një kërkesë kaq të madhe me tifozë që vijnë nga e gjithë bota, rusët do duhet të importojnë birrë, pasi prodhimi në kaq pak kohë duket i vështirë. Një pronar pub-i: “Tifozët po na harxhojnë të gjithë birrën. Nuk e dinim që tifozët e huaj do të konsumonin kaq shumë birra. Verë dhe vodka kemi pa fund, por birra po na mbaron. Është e pabesueshme sesa pinë tifozët nga Amerika Latine dhe Anglia në një mbrëmje.”