Drejtues të Paris Saint Germain janë hedhur fuqishëm në merkato duke bërë një ofertë “faraonike” për Cristiano Ronaldon.
Sipas saj që raporton “Diario Gol” agjenti Jorge Mendes ka marrë një ofertë tunduese për Ronaldon të cilit i ofrohet një rrogë 50 milionë euro në sezon, shkruan.
Nëse arrihet marrëveshja me CR7 do të bëhet lojtari më i paguar në botë, ndërsa në arkat e Juventusit do të derdhen plot 140 milionë euro.
Një lajm i tillë ka tronditur jo pak skuadrën kampione të Italisë, por pa dyshim edhe të gjithë futbollin italian, i cili falë mbërritjes së 34-vjeçarit portugez në gadishullin Apenin, fitoi një vizibilitet shumë herë më të madh në të gjithë botën dhe pa dyshim që me një largim të Cristianos, interesimi do të zbriste sërish.
PSG po e konsideron Ronaldon si një zëvendësim potencial për Neymar ose Kylian Mbappe, pasi njëri prej tyre largohet gjatë merkatos së verës.
Kujtojmë që 5 herë fituesi i “Topit të Artë” u shpall lojtari më i mirë i sezonit në Serie A nën drejtimin e të cilit Juventusit arriti të fitojë “Scudetto” e 8-të radhazi.
Portugezi përfundoi sezonin me 28 gola dhe 13 asiste në 43 paraqitje.