Në orën 20:45, do të luhët sfida e vlefshme për javën e tetë të Serisë A, mes Juventusit dhe Bolonjës.

Bardhezinjtë vijnë pas fitores ndaj Interit dhe duan të vazhdojnë rezultatet e mira në kampionat. Bolonja nga ana tjetër do të luajë shanset e saj në Torino, ndaj një Juve të frikshme.

Sarri këtë ndeshje ka zgjedhur ta nisë me Rabiot në mesfushë, Bernardeski pas sulmuesve dhe Higuainin së bashku me Ronaldon të avancuar.

Formacionet zyrtare:

Juventus: Bufon, Kuadrado, Bonuçi, De Ligt, Pjaniç, Khedira, Rabiot, Bernardeski, Higuain, Ronalda. Trajner: Mauricio Sarri

Bolonja: Skorupski, Mbaje, Danilo, Bani, Krejci, Svanberg, Soriano, Poli, Orsolini, Palacio; Sansone. Trajner: Sinisha Mihajloviç.