Aventura e Mattia Perin tek Juventus ka nisur mëngjesin e së premtes. Portieri italian ka shkuar te “J Medical” i bardhezinjve për të zhvilluar të gjitha vizitat mjekësore, të cilat kanë zgjatur deri në 17:30.

Më pas lojtari ka shkuar në zyrat e klubit për të nënshkruar kontratën që do ta lidhë më kampionët e Italisë për katër vitet e ardhshme.