Juventusi nuk po e përdor sulmuesin Mario Mandzukic, por sërish nuk ka ndërmend që të ulë çmimin e tij në minimum. Kampionët e Italisë janë gati të negociojnë me Manchester United, por kërkojnë të paktën 15 milionë euro.

Kroati nuk është pjesë e ekipit as në Champions League as në Seria A, ai po pret janarin që të largohet, duke qenë se nuk shkoi dot në Katar. United po monitoron situatën e lojtarit dhe e do në skuadër, por nuk duan të shpenzojnë 15 milionë euro.

33-vjeçari nuk ka luajtur në muajt e parë, shkon jashtë formës në Angli dhe ka një moshë të konsiderueshme. Juventusit nuk i interesojnë shumë këto detaje, pasi e ka futbollistin nën kontratë deri në vitin 2021 dhe do të përfitojë nga ai.